Diplomati Miroslav Lajçak ka dhënë një deklaratë për media pas shfaqjes së emrit të tij në dosjet e Jeffrey Epstein të premten e 30 janarit. Vetëm një ditë më pas Lajçak dha dorëheqje si këshilltar i kryeministrit Robert Fico. “Nuk i mbaj mend sinqerisht ato mesazhe,” deklaroi diplomati sllovak, duke iu referuar shkëmbimeve të mesazheve që përfshinin vajza. “Nuk mund t’i konfirmoj, por as t’i mohoj’, tha ai. Diplomati u shpreh se kur I kishte rilexuar mesazhet ishte ndjerë ‘si idiot.’