Një sipërfaqe e konsiderueshme toke me pemë frutore në fshatin Kryeluzaj, Kavajë u përfshi nga flakët mbrëmjen e së enjtes, për shkak të djegies së pakontrolluar të mbeturinave. Pas hetimeve të kryera nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë u zbulua shkaku dhe autori i zjarrit. Si rezultat i hetimeve, u bë e mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar të zjarrvënies.