Gjermania po planifikon të dërgojë 2700 raketa kundërajrore në Ukrainë, vend ky që prej tetë ditësh po lufton me Rusinë. Berlini, pak ditë më parë ndryshoi politikat e tij ushtarake për të lejuar kështu për të parën herë në dekada, dërgimin e armëve në një vend në konflikt.