Më në fund ylli televiziv Kim Kardashian ka zbuluar detajet e ndarjes së saj me Pete Davidson. Ajo foli për mënyrën se si shkoi ndarja, duke thënë se ajo dhe Pete kishin komunikim të mirë. Me këtë rast, Kim po ashtu ka konfirmuar se aktualisht nuk është në një lidhje dhe se është krenare sesi ajo dhe Pete e kanë përballuar përfundimin e lidhjes.