Sipërmarrësi italo-amerikan, Paolo Zampolli i njohur për lidhjen e ngushtë me familjen Trump udhëtoi drejt Tiranës, në cilësinë e të dërguarit të posaçëm të presidentit amerikan në Ballkan për Partneritetet Globale. Ndalesa e tij e parë ishte Kryegjyshata Botërore Bektashiane. Në fjalën e tij ai nënvizoi se administrata Trump beson në bashëjetesën fetare. Pyetur për idenë e krijimit të një shteti bektashi, Zampolli u shpreh se ky vendim i takon vetëm popullit shqiptar.