Afrim Kila, 40 vjeç, i akuzuar e dënuar për vrasje me dashje mbahej në masën e sigurisë "arrest shtëpie" me vendim të Gjykatës së Apelit Tiranë. Arratia e tij ka çuar në pezullim nga detyra të 4 punonjësve të policisë, ndaj të cilëve ka nisur hetimi nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore. Kila u arrestua nga policia e Durrësit në maj të këtij viti, për të vuajtur dënimin prej 18 vitesh për vrasjen e një shtetasi, vendim të cilin ai e kishte apeluar. Burime policore bëjnë me dije se Kila u arratis pasi mori vesh se dhe Apeli e ka dënuar me burg për të njëjtën vepër penale.