Erald Helshani, 41 vjecari i cili prej më shumë se 1 viti vuante dënimin në burgun e Rrogozhinës, ndërroi jetë mëngjesin e kësaj të hëne në spital. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thotë se Helshani u gjet pa ndjenja nga bashkëvuajtësit e tij, teksa po lahej në dush dhe se më pas u transportua në spitalin e Rrogozhinës, ku ndërroi jetë rreth orës 09.15.