Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin për konfiskimin e pronave të shtertasit Lulzim Zefi, i cili është dënuar me 12 vite burg në Angli për trafik kokaine. Lulzim Zefi njihet si kreu i një organizate kriminale që merret me trafik lëndësh narkotike në Britaninë e Madhe, ku edhe ëshët dënuar, teksa konfiskimi i pronave të tij është kërkuar nga SPAK në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.