GJKKO ka vendosur konfiskimin dhe kalimin në dorë të shtetit të pasurive të luajtshme dhe paluajtshme të shtetasit Flamur Sinanaj, i cili rezulton i dënuar me tetë vjet heqje lirie dhe pesë mijë Euro gjobë nga Gjykata belge e Shkallës së Parë e Rrethit Gjyqësor Antverpen. Flamur Sinanaj akuzohet për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, të llojit kokainë”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, si pjesë e një organizate kriminale, parashikuar nga legjislacioni i Belgjikës.