32-vjeçari Bledar Barsan, është arrestuar provizorisht në Tiranë në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar ‘The Ëanted’. I shpallur në kërkim ndërkombëtar, 32-vjeçari u vendos në pranga falë shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve operacionale, të homologëve italianë me specialistët e Interpol Tiranës. Bledar Barsan ishte dënuar nga Gjykata e Ankonës, me rreth 9 vite burg për plagosje, kundërshtim të punonjësit të Policisë dhe vjedhje, sipas parashikimeve të ligjit penal të Italisë. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.