Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Kurbinit, pasi ishte dënuar me burg për pjesëmarrje në një grup kriminal për kultivim të bimëve narkotike. Bledar Baboçi ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Shqipëri e kanë dënuar me mbi 5 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, të cilën e kishte kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Nga ky dënim, këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 4 muaj. Ai ka qenë në masën e sigurisë arrest shtëpie dhe gjykata I’a ka kthyer në arrest me burg vitin e fundit. Në momentin që është njoftuar për shtrëngimin e masës së sigurimit, ai ka tentuar të arratisej.