Ky është momenti i arrestimit të 41-vjeçarit Agim Xhixha, i shpallur në kërkim për drogë. Operacioni i koduar “Larushku” vuri në pranga 41-vjeçarin, pas informacioneve të marra nga policia për vendodhjen e tij në rrugë operative, Agim Xhixha, banues në Larushk i Sipërm, Fushë Krujë ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 6 vjet burgim. Ai është dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.