Operacioni ‘Sundimi I ligjit’ ka zbarkuar sërish në Vlorë, ku është vënë në pranfa një 36-vjeçar. I arrestuari është Saimir Hasanaj, 36 vjeç, banues në Vlorë, I cili ishte I shpallur në kërkim për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Për këtë vepër, Hasanaj, rezulton I dënuar me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë me 2 vjet e 8 muaj burg.