Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-amerikanit Erald Alimehmetit bazuar në akuzën për përpjekje për të mbështetur organizatën terroriste Shteti Islamik. Erald Alimehmeti, 33 vjeç, u dërgua të premten para gjykatësit federal Stjuart Aron, i cili urdhëroi arrestimin dhe burgosjen e tij.