Ky është momenti kur një 44-vjeçar i dehur teksa drejtonte automjetin në zonën e ish-kënetës në Durrës, nuk I bindet patrullës për të ndaluar dhe më pas përplas makinën e policisë duke rrezikuar jetën e dy efektivëve. Ngjarja ka ndodhur disa rrugica më tutje, ku pak ditë më parë shoferi I dehur Nikoll Radaçi I mori jetën dy fëmijëve të motur dhe la të plagosur një tjetër.