Dy fëmijë rreth 10 vjeç kanë mbetur të vdekur dhe një bashkëmoshatari i tyre po lufton për jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë pas një aksidenti tragjik të ndodhur pas mesditës së të dielës në qytetin e Durrësit. Aksidenti ka ndodhur pak pas orës 14:00 në lagjen numër 15 të qytetit bregdetar, ku një automjet tip Mercedes Benz ka dalë nga rruga dhe ka përplasur tragjikisht fëmijët në trotuar. Drejtuesi i mjetit është identifikuar si shtetasi Nikoll Radaçi, 57 vjeç, banor i zonës ku ka ndodhur përplasja.