Prokuroria e Durrësit ka ndërtuar dinamikën e aksidentit të rëndë të ndodhur tre ditë më parë, ku humbën jetën dy të mitur të moshave 9 dhe 12 vjeç. Gjatë seancës së sotme ku u caktua masa e arrestit me burg për 57-vjeçarin Nikoll Radaçi, prokurorja e çështjes, Anila Bebeci, ka paraqitur një tablo rrëqethëse të dinamikës së ngjarjes, duke konfirmuar se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur dhe nuk i dha ndihmë fëmijëve, duke tentuar të largohet nga vendi i krimit.