Këngëtari Aleksandër Gjoka është ndjerë keq gjatë përformimit në natën e dytë të Festës së Miqësisë në Berat, teksa është transportur me ambulancë në spital. Burimet bëjnë me dije se këngëtari ka qenë duke performuar dhe në një moment ka pasur probleme me tensionin e lartë dhe nuk është ndjerë mirë në skenë.