Top News – I bëri rojat e Maduros ‘të villnin gjak’/ Arma sekrete amerikane, Trump pranon përdorimin
22/01/2026 14:44

Presidenti Donald Trump konfirmoi se forcat speciale amerikane përdorën një armë sekrete sonike për të kapur diktatorin Nicolás Maduro, por ai nuk dha detaje rreth pajisjes. Arma sonike bëri që ushtarët venezuelianë të “vjellnin gjak”, me një dëshmitar që pretendonte se ai nuk kishte mundur të qëndronte në këmbë pasi pajisja u përdor. Trump tha në një intervistë me NeësNation se amerikanët duhet të kenë frikë nga armët. Prezantuesja Katie Pavlich e pyeti Trump nëse qytetarët duhet të “frikësohen”. Presidenti u përgjigj “po, po”, duke shtuar se vetëm SHBA ka armë kaq të fuqishme sonike. Zërat se SHBA ka përdorur armë sonike në kapjen e Maduros kanë qarkulluar që kur Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt tha se një armë i kishte bërë trupat venezueliane të villnin gjak gjatë operacionit. Megjithatë, Trump ishte i rezervuar për të dhënë shumë detaje rreth armës. “Është diçka që nuk dua ta zbuloj, askush tjetër nuk e ka”, tha ai duke vazhduar të mburret me armë të tjera sekrete në arsenalin e tij. “Ne kemi armë që askush tjetër nuk i ka dhe është më mirë të mos flasim për to. Mund të them vetëm se janë të mahnitshme”, tha Trump. Më herët, FoxNeës kishte cituar një dëshmitar në Karakas, natën e sulmit amerikan, që tha se ishte ndjerë sikur koka po i shpërthente nga brenda. Dëshmitari kishte përshkruar sulmin duke thënë se nuk kishte parë kurrë dicka të tillë. “Në një moment, ata lëshuan diçka; nuk di si ta përshkruaj. Ishte si një valë zanore shumë intensive. Papritmas, ndjeva sikur koka ime po shpërthente nga brenda”, tha ai duke pretenduar se kishte qenë një nga rojat personale të Maduros. Ai shtoi se pas sulmit, të gjithëve kishte filluar tu rridhte gjak nga hundët, e madje disa po villnin gjak dhe nuk mund të lëviznin. Ekspertët thonë se arma në fjalë mund të jetë një pajisje akustike me rreze të gjatë, LRAD, që është përdorur edhe nga ushtri të tjera. Bëhet fjalë për një lloj altoporlanti që lëshon tingull me një rreze të përqendruar, me një volum masiv prej 160 decibelësh, që mund të shkaktojë marramendje, të përzjera e madje edhe humbje të dëgjimit.

Top News – Pas Khameneit vjen një pragmatist / Ali Larijani shfaqet si ‘ndërmjetës pushteti’
01/03 15:46
Top News – Kapet anija e ‘flotës hije’ të Rusisë / Belgjika dhe Franca ndjekin cisternën ‘fantazmë’
01/03 15:39
Top News-Sulmohet konsullata e SHBA, 9 viktima / Protesta për vdekjen e Khameneit në Pakistan e Irak
01/03 15:36
Top News – Garancitë e sigurisë për Ukrainën / Kievi: Rusia pranoi propozimin amerikan
01/03 14:44
Top News – Afganistani qëllon avionët pakistanezë / ‘Luftë’ mbi Kabul, intensifikohet konflikti
01/03 14:27
Top News – ‘Basti’ më i madh i Trumpit…/ ‘I fiksuar’ me Iranin, pasojat në politikën e jashtme
01/03 13:19
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 12:59
Top News – Drejtoi Iranin me ‘grusht të hekurt’ / Kush ishte Ali Khamenei, armiku numër 1 i SHBA-së
01/03 12:58
Top News – Valë shpërthimesh mbi Dubai e Doha / Irani vazhdon hakmarrjen, sulme të reja
01/03 12:54
Top News – ‘Trump e Netanyahu do ta paguajnë…!’ / Irani nën sulm të dielën, dita e dytë e luftës
01/03 12:42
Top Channel/ Sulmet tronditin Dubain/ Panik edhe në Kuvajt, Bahrein dhe Jordan
01/03 12:12
Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”, përshkallëzohet konflikti në disa vende
01/03 12:06
Top Channel/ Eliminohet Khamenei , Irani konfirmon vdekjen e liderit, reagon Trump: Njeriu më i keq
01/03 12:03
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 11:27
Top News – Çastet e fundit të Ajatollahut…Khamenei u takua me rrethin e ngushtë para sulmit
01/03 11:18
Top Channel/ Lindja e Mesme në flakë: SHBA dhe Izraeli godasin Iranin, mister fati i Khameneit
01/03 01:21
Top Channel/ E BUJSHME! Vritet Khamenei?! Trump e Netanjahu e pohojnë: Informacion i saktë!
01/03 00:18
Top Channel/ Mijëra grek në rrugë, përkujtojnë viktimat e aksidentit në Tempi
28/02 22:30
Top News – Valë shpërthimesh në Lindjen e Mesme. Shtetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane
28/02 21:21
Top News- Vuçiç flet për pasoja, e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999
28/02 21:00
DIGITALB DIGITALB