A don male me dëborë Trima të fortë e malësorë Fort bujarë e burrërorë Shko në Kukës , i ke në dorë Kështu do ta përshkruante Fan Noli Kukësin e Kuksianët, teksa tashmë këto veti kanë mbetur të braktisura, e jo për shkak të tjetërsimit të kuksianëve, por sepse varfëria e ulur këmbëkryq në qytetin verilindor, duke e shndërruar atë në qytetin më të varfër jo vetëm të Shqipërisë, por thuajse të të gjithë Europës, e ka bërë që qyteti të braktiset. Për të mos folur për fshatrat.