Një 27-vjeçar me iniciale Dh. Th., është arrestuar nga policia e Tiranës mbëmjen e së Hënës në kuadër të operacionit "Sundimi i ligjit" pasi qëlloi në ajër, me armë zjarri, në afërsi të banesës së të afërmve të tij në fshatin Zaranikë. Ndërhyrja e policisë u bë gjatë një kontrolli rutinor, ku u zbuluan dhe sekuestruan disa armë të paligjshme, duke përfshirë një armë zjarri automatik, dy krehra dhe municion luftarak. Autoritetet dyshojnë se këto objekte ishin në posedim të 27-vjeçarit pa leje.