Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për Xhino Ago i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan. Po ashtu në burg është lënë edhe roja e karburantit Kujtim Pisha i akuzuar për moskallëzim të krimit. Gjatë seancës me dyer të mbyllura, që zgjati më shumë se dy orë palët u njohën me aktet dhe me dëshmitë e dhëna nga personat e marrë në pyetje. Ka rënë në sy dëshmia e familjarëve të Mëhallës, të cilët u shprehën se kanë lidhje miqësore të ngushta me familjen Ago. Të njëjtat pretendime që i shprehën edhe familjarët e Xhino Agos jashtë gjykatës.