Diplomati suedez i BE-së, Johan Floderus i burgosur në Iran po përballet me akuzat për spiunazh për llogari të Izraelit. Diplomati suedez mbahet në burgun e Teheranit për më shumë se 600 ditë, për komplot me shtetin izraelit për të dëmtuar Republikën Islamike. Akuzat e ngritura ndaj tij parashikojnë dënimin me vdekje, raporton agjencia iraniane e lajmeve ISNA.