Personi që dyshohej për një sulm mbi një grua aziatike afër Times Square në Nju Jork, është arrestuar dhe akuzohet tani për një sulm që konsiderohet krim urrejtjeje. Arrestimi vjen pasi personi u pa në një video teksa godiste me shkelma gruan. Në një deklaratë, policia e identifikoi atë si Brandon Elliot, 38 vjec dhe tha se ai jetonte në një hotel që shërbente si qendër për të pastrehët pak blloqe larg vendit të ngjarjes.