Këtë të mërkurë në Francë, ka hyrë në fuqi një pasaportë e re shëndetësore për koronavirus, teksa ky vend përballet me raste të reja të infektimit. Tani e tutje njerëzit duhet të dëshmojnë se janë vaksinuar, kanë test negativ apo janë shëruar nga koronavirusi, në mënyrë që të mund të hyjnë në shumicën e kinemave dhe muzeve.