Kanabisi mjekësor përjashtohet nga lista e barnave narkotike dhe lëndëve psikotrope. Ndryshimet ligjore janë publikuar në fletoren zyrtare, dhe parashikojnë që për kategorinë e kanabisit mjekësor dhe nënproduktet e tij të zbatohen dispozitat ligjore në fuqi për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale.