Pas gati një shekulli nga zbulimi i saj në Butrint, një prej veprave më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore rikthehet në vendin ku historia e saj nisi. Hyjnesha e Butrintit tashmë është në shtëpi. Ky rikthim nuk është vetëm një moment museal, por një takim me kujtesën, me identitetin dhe me trashëgiminë që Butrinti mbart ndër shekuj.