Ushtria amerikane tha se rebelët e lëvizjes jemenase Huthi kanë sulmuar me raketa një anije tregtare në Gjirin e Adenit. Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së, anija MSC SKY II pësoi “dëme”. Sipas raportimeve të para, në bordin e anijes nuk ka pasur të lënduar si pasojë e këtij sulmi. Anija, që është e regjistruar në Liberi dhe ishte nën pronësi zvicerane, nuk ka kërkuar ndihmë pas sulmit dhe ka vazhduar rrugëtimin, tha Komanda amerikane.