Top News – Hungaria për vaksinën ruse: Është e mirë, por ne nuk e marrim
03/01/2021 16:05

Hungaria nuk do të përdorë vaksinën ruse për koronavirusin, për shkak të kapacitetit të kufizuar të prodhimit, tha kryeministri hungarez Viktor Orban, teksa kritikoi qasjen e Bashkimit Evropian lidhur me blerjen e vaksinave. Orban kishte dërguar ekspertë në Rusi dhe Kinë për të monitoruar zhvillimin e vaksinave dhe Hungaria kishte marrë edhe një kampion të vaksinës ruse, Sputnik V. “Ne e dimë që vaksina ruse është e mirë, por nuk ka doza të mjaftueshme dhe me gjasë nuk do të ketë, për shkak se ata kanë kapacitete të kufizuara të prodhimit”, deklaroi Orban. Kryeministri hungarez tha se ndryshe nga Sputnik V, “vaksina kineze është më premtuese dhe duket se do të jetë e gatshme më shpejt në sasi të mëdha”. “Idealja do të ishte nëse ju mund të zgjidhni nëse doni të vaksinoheni me ndonjërën nga vaksinat e prodhuara në Perëndim apo me vaksinë kineze”, u shpreh ai. Nëntorin e vitit 2020, Hungaria u bë shteti i parë evropian që pranoi një kampion të vaksinës ruse. Ekspertët rusë dhe ata perëndimorë kanë ngritur shqetësimet e tyre lidhur me vaksinën, e cila nuk është miratuar për përdorim nga rregullatori evropian i barnave. Pasi Hungaria mori dozat e vaksinës së prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech në 26 dhjetor nisi menjëherë vaksinimin dhe jo siç ishin pajtuar vendet e BE-së, që fushata e vaksinimit të niste një ditë më pas, në 27 dhjetor.

Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04