Hungaria nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat e Bashkimit Evropian, derisa Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse. Qendrimi i Budapestit u konfirmua nga Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijarto, në një konferencë të përbashkët me media me homologun e tij nga Serbia, Ivica Daçiç.