Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani po zhvillon një vizitë zyrtare në Hungari, vend i cili merr presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti. Gjatë takimit me homologun hungarez, ministri Hasani vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE, teksa nënvizoi se marrëdhëniet mes dy vendeve forcohen dita-ditës.