Ish presidenti rus, Dmitry Medvedev, një aleat i shefit të kremlinit Vladimir Putin, kërcënoi NATO-n të enjten duke thënë se mundja e Rusisë në Ukrainë mund të shkaktonte një luftë bërthamore. Në të njëjtën linjë, në atë që e quajti kohë ankthi për vendin, edhe shefi i kishës ortodokse ruse tha se përpjekja për të shkatërruar Rusinë do të thoshte fundi i botës.