Humbja dërrmuese në zgjedhjet lokale të së enjtes kanë rritur presionin ndaj Kryeministrit britanik, Keir Starmer. Zërat kundër tij brenda laburistëve janë rritur ndjeshëm, teksa ata që e kanë humbur shpresën se kryeministri mund t’i drejtojë te fitorja në zgjedhjet e radhës parlamentare është rritur. Pakënaqësitë kanë vënë në pikëpyetje jetëgjatësinë e Starmer në krye të Britanisë së Madhe, ku sistemi i mundëson partisë fituese që të rrëzojë edhe kryeministrin e vet dhe të caktojë një tjetër, pa qenë nevoja për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.