Një aksident tragjik është regjistruar rreth orës 23:50 të mbrëmjes së të mërkurës në Fushë-Prezë. Në aksident janë përfshirë një automjet betoniere dhe një atomjet tjetër. Pas aksidentit drejtuesi i betonieres Aleksandër Krrashi është larguar nga vendngjarja. Ndërsa si pasojë e përplasjes së fortë dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij.