Top News – Humbi gruan në Tragjedinë e Gërdecit / Mustafa Laçi fiton dëmshpërblim në Strasburg
19/10/2021 18:39

Mustafa Laçi, punëtor i fabrikës famëkeqe të demontimit të armëve në Gërdec, ka fituar përballjen me shtetin shqiptar në Gjykatën e Strasburgut. Burokracitë dhe zvarritjet e gjykatave shqiptare, kanë bërë që ai ta dërgojë çështjen në Strasburg dhe të shpallet fitues. Mustafa Laçi humbi bashkëshorten në këtë tragjedi dhe kërkoi të drejtën nga shteti shqiptar, por mungesa e një pulle të postës në dokumentet e tij, bëri që dosja të zvarritej dhe ai të mos merrte drejtësi. Gjykata e Strasburgut ka vlerësuar se në këtë rast atij i janë shkelur të drejtat. Shteti shqiptar duhet t’i paguajë Mustafa Laçit 7,500 për vonesat, si dhe 3,000 euro për kostot e gjyqit. “Kërkuesi, Mustafa Laçi, është një shtetas shqiptar i lindur në vitin 1968 dhe jeton në Kavaje, Shqipëri. Rasti ka të bëjë me dështimin e vazhdueshëm të gjykatave vendase për të shqyrtuar të drejtën e aplikantit për përjashtim nga pagesa e pullës. Në pritje të një ekzaminimi të tillë, një kërkesë për kompensim të paraqitur nga ai në të njëjtën kohë me 70 persona të tjerë për humbjen e jetës së anëtarëve të familjes në një shpërthim në një objekt të çmontimit të municioneve, dosja është transferuar nga autoritetet në kompanitë private, por ende nuk është marrë parasysh. Duke u mbështetur në Nenin 6 e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ankuesi ankohet se dështimi i gjykatave vendase për të shqyrtuar bazueshmërinë e kërkesës së tij për shkak të pamundësisë së tij për të paguar tarifën e pullës së postës, përbënte një kufizim të pajustifikuar të tij te e drejta e qasjes në gjykatë. dëme jomonetare: 7,500 euro (EUR) shpenzimet: 3,000 euro”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Strasburgut. Bashkëshortja e Mustafa Laçit, Nafije Laçi, është një nga 26 viktimat që humbën jetën në shpërthimin e fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec në 15 marsin e vitit 2008.

Top News/ I dha vulën Berishës, vettingu shkarkon gjyqtarin Zhukri: Nuk justifikon pasurinë
19/04 10:20
Top Channel/ Prokuroria e Ekuadorit akuzon shkodranin Dritan Gjika për pastrimin e 31 milionë USD
18/04 22:25
Top Channe/ Deklaratat e Metës, i ngarkuari me punë i SHBA në Tiranë: Dënojmë sulmet ndaj SPAK!
18/04 21:07
Top News/ ‘E ardhmja jo me politikanët e korruptuar’/ Wisner: Sulmet ndaj Dumanit shqetësuese
18/04 20:47
Top Channel/ Ndryshime në provimet e maturës/ Specialistët e arsimit propozojnë mënyra të tera
18/04 19:52
Top Channel/ Sondazhi, shqiptarët 79.4% pro SPAK, votuan rreth 6 400 vetë në top-channel.tv
18/04 19:41
Top News/ Nga Reforma Zgjedhore tek SPAK/ Basha takon kreun e OSBE – Të votojë diaspora
18/04 19:31
Top Channel/ Kryemadhi “rikthehet” te Meta:Jam dakord me akuzat për SPAK, por jo me gjuhën që përdor
18/04 19:10
Top News/ Tentuan të korruptonin policët/ Në pranga 4 persona, shkon në 44 numri i të arrestuarve
18/04 17:27
Top Channel/ “Për çfarë m’i jep?” Tentuan të korruptojnë policët, në pranga 4 shoferë në kryeqytet
18/04 16:41
Top Channel/ “Institucion pensionistësh”,projektligji për prefektin e qarkut përplas Ballën me Çupin
18/04 15:59
Top Channel/ Mosfutja në rendin e ditës të mocionit me debat për “Xibrakën”,Çuçi: Çështje e ezauruar
18/04 15:58
Top Channel/ “Erion Veliaj duhet të ishte shkarkuar”, Noka: Korrupsion i paparë unik…
18/04 15:58
Top Channel/ “Vallëzim me hënën”! Botimi i fundit i trilogjisë së Namik Dokles, kushtuar Gorës
18/04 15:55
Top Channel/ Serbia ndalon policët e Kosovës! Kurti mbledh urgjent qeverinë
18/04 15:52
Top Channel/ Mbyllen aplikimet për bujqësinë! Shtohen kërkesat për mbështetje në Korçë e Fier
18/04 15:52
Top Channel/ Siguria online dhe në shkolla, Balla: 1100 shpërndarës droge të arrestuar
18/04 15:50
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Në Tiranë po ndërtohet “TEDA”, 7 mijë vende të reja pune
18/04 15:31
Top Channel/ Emigranti gjendet i pajetë! Korçë, 25-vjeçari vinte nga vendet e Lindjes
18/04 15:28
Top Channel/ Franca i shpall “luftë” adoleshentëve të dhunshëm: Në shkollë deri në 6 pasdite
18/04 15:25