OKB ka bërë të ditur se që nga fundi i muajit maj, të paktën 798 civilë janë vrarë në Rripin e Gazës ndërsa përpiqeshin të merrnin ndihma humanitare. Sipas zëdhënëses së Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut 615 prej viktimave u vranë në ose pranë qendrave të shpërndarjes së ndihmave të drejtuara nga Fondacioni Humanitar i Gazës, një strukturë e mbështetur nga SHBA dhe Izraeli.