Kjo është ajo se çfarë ka mbetur pas zjarrit të përmasave të mëdha që përfshiu të premten zonën e Levanit në Fier. Flakët, të cilat nisën në fshatin Vadhizë, të favorizuara nga era e fortë dhe temperaturat e larta, u përhapën me shpejtësi duke djegur qindra hektarë me ullishte, pyje dhe shkurre në territorin e tre fshatrave: Vadhizë, Peshtan dhe Levan.