Një turist lituanez prej dy ditesh është zhdukur në alpet tona. Shtetasi në fjalë, identiteti I të cilit nuk bëhet ende I ditur për publikun, mësohet se ka qendruar në një bujtinë në Valbonë e me pas është larguar pa bërë asnjë njoftim. Turisti dyshohet se është nisur në drejtim të majes se Roshit dhe qe prej 6 Shtatori nuk ka asnjë informacion për të. Ekipet e Kerkim-Shpetimit të Kosoves dhe Shqipërise sot në mengjes kanë nisur një aksion të perbashkët per gjetjen e tij. Kerkimet po perqendrohen në shtegun Valbone - Theth dhe në shtegun e Roshit. Këto dy shtigje janë më të frekuentueshmet por njëherësh edhe të vështira, ku vetëm për shtegun nga Valbona në Theth duhen të paktën 6 orë për ta përshkuar.