Vjosa Berisha është ndarë nga jeta këtë të enjte në spitalin University College Hospital në Londër, pas një beteje disamujore me kancerin. Lajmin e trishtë e dha bashkëshorti i saj, Fatos Berisha në një postim në Instagram ku shkroi: “Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë”. Producentja u diagnostikua me sëmundjen e rëndë në mars të vitit 2021 dhe iu nënshtrua disa ndërhyrjeve kirurgjikale, por sot rezultuan pa sukses.