Teksa përmbytjet vazhdojnë të marrin jetë njerëzish në Gjermani, është thelluar edhe bilanci i shqiptarëve që kanë humbur jetën në këtë katastrofë natyrore. Një vajzë e re nga Kosova ka vdekur. Bëhet fjalë për Vanesa Koxha, e cila është me prejardhje nga Kaçaniku. Lajmi është bërë nga familjarët e vajzës përmes një postimi në 'Facebook' ku theksohet se Koxha ka humbur jetën nga vërshimi tragjik i ujërave në Gjermani.