Një 87-vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor këtë të enjte në kryeqttet. Viktima është Luan Pirdeni, babai I ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni. I moshuari ishte duke lëvizur me biçikletë, por në kryqëzimin e rrugës Bardhyl me rrugën Kongresi I manastirit u përplas nga një motor që drejtohej nga një 31-vjeçar. Si pasojë e aksidentit, babai I ministres mori plagë të shumta në trup. Ai u dërgua drejt spitalit por nuk mundi të mbijetojë. Tre persona u plagosën dhe në rrugën e vjetër Lezhë–Milot, në vendin e quajtur “Tresh”, ku një automjet humbi kontrolln.