Një 37-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike këtë të hënë. Ngjarja bëhet edhe më e rëndë, pasi e reja ishte shtatzënë, ndërsa mësohet se ajo ishte paraqitur në spitalin e Pogradecit për shkak të problemeve shëndetësore. Pas konsultave dhe ekzaminimeve, mjekët kanë vendosur që ajo të transportohej drejt Tiranës, për të marrë trajtim më të specializuar.