Shefi i diplomacisë, Ferit Hoxha u takua me homologun e tij serb, Marko Gjuriç në Uashington ku u mbajt ministeriali i thirrur nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio. Gjatë takimit, Hoxha ka shfaqur qëndrimin e Shqipërisë ndaj deklaratës të rëndë të ministres serbe, Snezhana Paunoviç se nëse do të ishte në vend të Sllobodan Millosheviçit në vitin 1998 do e kishte spastruar etnikisht Kosovën.