Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha zhvilloi një takim bilateral me homologen e tij kanadeze, Anita Anand gjatë qëndrimit në kryeqytetin turk të Ankarasë, ku po mbahet Samiti i 36-të i NATO-s. Hoxha dhe Anand u dakordësuan për forcimin e mëtejshëm të dialogut politik mes dy vendeve, si dhe shtimin e përpjekjeve për më shumë mundësi të reja për zgjerimin e bashkëpunimit. Kryediplomati theksoi rritjen e bashkëpunimit veçanërisht në fushat e ekonomisë dhe tregtisë. Në këtë drejtim, u veçua nisja e fluturimeve direkte midis Tiranës dhe Torontos, të cilat do të forcojnë më tej lidhjet dhe shkëmbimet midis qyetarëve. Takimi u fokusua edhe në iniciativën për krijimin e Bankës së Mbrojtjes, Sigurisë dhe Qëndrueshmërisë, për të mbështetur zhvillimin e aftësive të mbrojtjes, sigurisë dhe qendrueshmërisë.