Austria, Çekia dhe Sllovenia shfaqën përkrahjen e tyre për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, pasi ministrat e punëve të jashtme të këtyre tre shteteve u takuan me shefin e diplomacisë shqiptare, Ferit Hoxha. Aktualisht, shtetet anëtare të unionit europian nuk kanë gjetur ende dakordësinë në grupin e punës, Coela për piketat e ndërmjetme, megjithatë pas takimit, ministri Hoxha u shfaq besimplotë se së shpejti do të ketë lajme të mira për përmbushjen e IBAR.