Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thirrur në takim tre kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut. Kreu i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, konfirmoi se do të marrë pjesë në takim me ambasadorin Hovenier dhe përfaqësues të tjerë diplomatikë.