Top News – Hoti: Kosova pritet të marrë vaksina për 20% të popullatë
13/12/2020 15:34

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se institucionet e vendit janë duke u përgatitur për vendosjen e masave të nevojshme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit gjatë festave të fundvitit. “Institucionet shëndetësore do të mbesim të mobilizuara. Po përgatisim skenarët për masat e nevojshme për festat e fundvitit kur ka frekuentim më të madh të qytetarëve, përfshirë edhe ardhjen e bashkatdhetarëve”, ka thënë kryeministri Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ai tregon për situatën e pandemisë në Kosovë. Sipas kryeministrit Hoti, institucionet po punojnë shumë për sigurimin e vaksinës kundër koronavirusit. “Jemi pjesë e koalicionit COVAX dhe presim të marrim vaksina për 20% të popullsisë. Në anën tjetër, Ministri i Shëndetësisë është në kontakt me kompaninë prodhuese të vaksinës, si dhe po punojmë me vendet partnere për të kërkuar mbështetje direkte nga to”, thotë Hoti. Vaksinat kërkojnë kushte të veçanta të transportit dhe ruajtjes. Përshembull vaksina e kompanisë Pfizer e cila është miratuar për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe disa vende tjera, kërkon kushte të mbajtjes në temperaturë -70 gradë Celsius. Kryeministri tha se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike po punon në sigurimin e pajisjeve të nevojshme teknike për ruajtjen dhe shpërndarjen e vaksinës në të gjitha komuna. “Instituti ka bërë gati planin e vaksinimit, duke vendosur me prioritet të moshuarit dhe qytetarët me sëmundje kronike, krahas punëtorëve shëndetësorë të cilët janë në ballë të kësaj beteje”, tha kryeministri Hoti. Të shtunën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar të shtunën se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar edhe 12 viktima nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID19. Sipas raportit ditor të IKSHPK-së, nga testimi i 1.555 mostrave janë regjistruar edhe 524 persona të infektuar me koronavirus. Kryeministri Hoti, thotë se në dy javët e fundit, si rezultat i masave të vendosura nga Qeveria në konsultim me profesionistët shëndetësorë, është arritur të ulen rastet aktive për rreth 15%. “Numri i të infektuarve për 100,000 banorë ka rënë nga 257 në 100 raste. Por, situata mbetet e rëndë dhe jemi të detyruar të mbajmë masat pasi burimet e infeksionit janë kudo, në veçanti në ambientet ku ka grumbullim të qytetarëve”, tha Hoti. Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 46.118 të prekur nga sëmundja COVID-19, prej tyre 1.186 kanë vdekur ndërsa 33.064 janë shëruar.

Top Channel/Kurti takon Presidenten e re. Shiroka Pula nis takimet, kërkohet bashkërendim për sfidat
08/10 15:23
Top News- Nuk votoi ligjin e Speciales/ ‘Alibia’ e LDK-As e kundërshtuam, mbajtëm qëndrim politik
08/10 14:59
Top News – Kurti takohet me Presidenten e Re. ‘Vendin e presin punë e sfida të mëdha’
08/10 13:21
Top News- U bllokuan në minierë/ Kosovë, dalin pas disa orësh 63 minatorët
08/10 11:10
Top Channel/ Presidentja e re bashkon politikën, të gjithë në ceremoninë e Justina Shiroka Pula
07/10 19:48
Top News-Ligji për kufizimin e kompetencave të Speciales/Reagon ‘Haga’: Nuk u pyetëm për ndryshimet
07/10 18:25
Top News – BE përshëndet presidenten e re, por kundërshton ndryshimet në ligjin e ‘Speciales’
07/10 15:42
Top Channel/ Kosova zgjodhi presidenten. Justina Shiroka Pula merr 81 vota, pas marrëveshjes me PDK
07/10 15:19
Top News- Kosova forcon traditën / Justina Shiroka-Pula, gruaja e tretë presidente dhe…
07/10 15:13
Top Channel/ Ndryshimet në Ligjin e Speciales, BE:”Të shqetësuar, Kosova të respektojë detyrimet”!
07/10 14:43
Top News- Presidentja Justina Shiroka- Pula/ Urime nga politika e Kosovës dhe Shqipërisë
07/10 14:30
Top News- Presidentja e re paditet në Kushtetuese/ Kallëzimi për afatet, ekspertët mendojnë ndryshe
07/10 14:11
Top News – Më jep ligjin, të jap Presidentin. Pse këmbënguli PDK te kandidatura më pranë saj
07/10 13:13
Top Channel/ Kosova zgjodhi presidenten, votohet në mesnatë akademikja Jusina Shiroka Pula
07/10 12:29
Top News- Kush është Presidentja e re/ Justina Shiroka-Pula, akademikja dhe ish-ministrja e PDK
07/10 11:23
Top News- Kosova zgjedh Presidenten / Zgjedhjet e reja shmangen në sekondat e fundit të afatit
07/10 11:05
Top Channel/ U zgjodh Presidente e Kosovës, si votuan deputetët e Kuvendit për kreun e ri të shtetit
07/10 10:52
Top Channel/ U zgjodh Presidente e Kosovës, fjalimi i parë i Justina-Shiroka-Pula në Kuvend
07/10 10:37
Top News – Presidentja e re e Kosovës pritet me duartrokitje dhe lule në Kuvend
07/10 10:25
Top News – Fjala e parë e Presidentes: Do të mbroj sovranitetin dhe integritetin e Kosovës
07/10 10:25