Top News – Horror në tren, refugjati bën kasaphanë / Gjermani, palestinezi vret dy persona, plagos 7
26/01/2023 11:48

Të paktën dy persona janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë në një tren, në gjermani, këtë mëngjes. Agresori, ka shkaktuar kaos ndërsa ndiqte nga pas dhe i hakërrehej me thikë pasagjerëve të tmerruar në bordin e trenit nga Kieli në Hamburg, duke bërë që udhëtarët të ulërisnin nëpër vagonë ndërsa përpiqeshin ti shpëtonin vdekjes. Gjakderdhja mori fund, kur agresori, një refugjat 33 vjecar palestinez sipas zyrtarëve, që kishte dalë nga burgu pak kohë më parë, ishte ndaluar nga policët dhe arrestuar në platformën e stacionit në qytetin Brokstedt. Një zëdhënës i policisë tha se hetimet për të përcaktuar motivin e këtij akti ishin fokusuar në cdo drejtim, përfshirë edhe ekstremizmin e mundshëm apo problemet psikologjike të autorit. Tre nga shtatë pasagjerët e plagosur janë në gjendje kritike pas sulmit të tmerrshëm që ministrja e brendshme rajonale, Sabine Suetterlin Ëaak e quajti një akt të tmerrshëm kundër njerëzimit. Një pasagjer tha se njerëzit në vagonin e tij ishin përfshirë nga paniku pasi tre vajza, historike hynë me vrap duke ulëritur e duke thënë se një agresor kishte vrarë disa njerëz më tej në tren. Autori besohet se kishte dalë nga treni sapo ai kishte ndaluar në stacion dhe kishte vijuar të qëllonte me thikë njerëzit në platformë para se të ndalohej nga policia. Edhe vetë agresori tani është në spital, ku po kurohet pasi mediat gjermane raportojnë se ai kishte qëlluar edhe veten me thikë, përvec pasagjerëve të tmerruar. Agresori raportohet se kishte një leje qëndrimi të përkohshme në gjermani.

Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54