Universiteti i Tiranës nderoi me titullin “Doctor Honoris Causa” Federica Mogherinin, politikanen italiane, e cila ka mbajtur poste të rëndësishme në Bashkimin Europian, duke filluar nga nënkryetare e Komisionit Evropian dhe përfaqësuese e lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë. Në ceremoninë e nderimit të Mogherinit, Rama evidentoi rolin e saj në mbështetje të interesave të Shqipërisë.