Hong Kongu është qyteti më i shtrenjtë në botë për të huajt, vlerëson një studim i kompanisë amerikane Mercer. Studimi mat koston e 200 gjërave – përfshirë strehimin, transportin, ushqimin, veshjet, sendet shtëpiake dhe argëtimin – në 209 qytete. Kryesisht për shkak të çmimeve të larta të banesave, Hong Kongu zë vendin e parë për të dytin vit radhazi. Pas tij vjen kryeqyteti i Turkmenistanit, Ashgabati.